Review from Patimat Guseynova Sharuhanova artist, 
Dagestan 21-3-2015

This review is translate with google

Is not the creator who is able to give life ....

Acrylic painting on cnvas

Size: 116 x 200

Year: 2013

Acrylic painting on cnvas

Size: 116 x 200

Year: 2013

Strolling through the expanses of the Internet, I came across a magnificent Dutch expressionist Shefqet Avdush Emini. Later, I was fortunate to get to know him and work for international ART-symposia.

 Expression in color, line, and at the same time, a sense of proportion and harmony - it works like live his own life. They are not designed to ensure that like it or bribe, they are not cloying and not decorative, not cold and dead. It stops swaying life and fascinates the viewer. Bright, contrast, at first glance filled holiday, they both carry the drama.

Amazingly thin ratio of proportions, colors, tones indicate the presence of basic academic knowledge, which release the artist from the fear of doing something wrong. And it gives the artist the right to be fluent in line, that first catches the eye in its schedule.

 This professional immediacy just felt in every movement of the hand, or rather, in each span baggy fleyts through which it enters into an implicit contract with the painting, in a hot working process and forget about the outside world. This is the time of the soul's ascent of the mind, breaking down the barriers of fear giving birth to the best results.

Looking at how the Shefqet Avdush Emini, it may seem that he just casually sprays paint on canvas, but then where do these whimsical abstract and, at the same time, it is figurative landscapes, which are read hot summer field cool water bays or just the state of nature, and subtle sensual images of women with bottomless deep eyes, radiating the whole fate. He portrays them as if he had lived a life with them. Women who portrays  Shefqet  Avdush Emini, always seductive and romantic.

Shefqet - King color palette it is independent from the experience of others, he is dictating its terms, taming the colors with each other, for example, he uses the royal blue on the cheek covered with a thin veil of pink blush, making face to glow from within and thus throwing a challenge to all academic canons . Complex tone, turning into an open net color. Heavy rough texture, flowing silk in soft covering, the former once, rough canvas soft gloss, etc. - So he breaks all the rules of representation, it is, it is free and it is his main horse!

 His work is not so much intriguing topics as pulsating rhythms, a lot of energy, arousing an emotional response from the viewer. And because it stops people passing by, gathering crowd near him, organizing thereby unscheduled performance. Regardless of the format, the quality of the material of the outer atmosphere, it comes out the winner of this game, creating a new life on the canvas, missed through the filter of his own soul.

This artist can talk endlessly, but better than any words say it works. They can be seen on almost all the photographs of contemporary international accounting ART symposia. He conducts master classes in different countries, and artists from all over the world come to him to catch his life-affirming, bright and light-filled art. Generously sharing ability, he is not afraid of competition, leaving nothing for the soul as well as confidence in themselves and in their abilities, who gave him to his mother's milk.

http://www.shefqet.com/

http://kunstwereldwijdnetwerk.nl/.../shefqet-avdush-emini-bio...

http://shefqetavdushemini.123website.nl/

http://shefqetemini.beep.com/cv.htm

Patimat  Guseynova Sharuhanova artist. Russia, Dagestan.


Nga Kosova në atdheun e Rembrandtit, e prej aty, në galeritë më me nam të botës
 

Faruk Tasholli
Intervistë me piktorin Shefqet Avdush Emini


 

Ateletë e Akademisë së Arteve të Universitetit të Prishtinës në ato ndërtesa përdhese që ruanin vjetërsinë e kryeqytetit hapësirave universitare ku po lëshomnte shtat Biblioteka, ngadalë por sigurt po i kultivonin artistët e rinj, sa në fushën e pikturës, të grafikës, të skulpturës, ndërsa në anën tjetër kumbonin zërat basë, tenorë, baritonë e sopranë,përkrah instrumenteve elite muzikore. Nga ato atelie, me blokun e mbushur me piktura e vizatime që mezi e mbërthente nën sqetull, hynte e dilte studenti i pikturës Shefqet Avdush Emini, nga më të mirët në klasën e Profesor Nysret Salihamixhiqit, për t’u bërë shumë vite më vonë, me pikturat e tij, pjesë e galerive dhe muzeve më me renome të metropoleve artistike botërore. I lindur dhe i rritur në Davidovc të rrafshit të Kosovës, pos peizazheve të fushës dhe maleve të Sharrit përballë, Shefqet Avdush Emini, në fëmijëri, nuk do të takohet me pikturën e mjeshtërve të ndryshëm, por në vete do të mbrujë talentin si dhuratë e natyrës. Ai pas gjimnazit në Shtime dhe në Ferizaj, bëhet student i Akademisë së Arteve në Prishtinë, ku pjesën më të madhe të kohës e kalon në atele duke pikturuar dhe duke studiuar veprat e mjeshtërve të mëdhenj. Si student, idol do ta ketë Rembrandtin, ku një ditë, papritur do të jetë pjesë e atdheut të tij. Diku në fillim të viteve tetëdhjetë, derisa po pinim kafe në byfenë e Akademisë me profesor Anton Gllasniqin, aty hyri Shefqeti. Ulu me ne Gjeni, i tha profesori, derisa studenti i tij mezi gjente vend ku ta vendoste bllokun e madh. Fjalët e Antonit i kuptova si kurajo për studentin e tij, ndërsa më vonë, ato sikur ishin një parathënie reale.
Pas Akademisë dhe pas punës në Kosovë, ai një ditë do të gjendet në Holandë, i përndjekur nga pushteti serb dhe tash, vazhdon të jetojë dhe të punojë në këtë vend, i rrethuar nga familja e tij dhe nga veprat pikturale që i bëjnë nder atij dhe artit shqiptar. Me artistin Shefqet Avdush Eminin, keto ditë u ndalëm për pak çaste dhe bëmë këtë intervistë për lexuesit shqiptarë.




- Cilat ishin rrethanat që një piktor i ri të realizohej në Kosovë?
-Nuk ka qenë lehtë: në një anë ishte situata e rëndë politike nën okupimin e Serbisë, ndërsa bashkë me të edhe gjendja e rëndë ekonomike dhe ndërprerja e perspektivës për arsimim dhe krijimtari të të gjitha fushave. .Kushtet e punës kanë qenë tejet të vështira. Në ato kushte të rënda të punës edhe atmosfera krijuese ishte depresive, e cila lente pak hapësirë të mendohej e te punohej për të bukurën.
- A ju shtrëngoi situata politike në Kosovë t'ia mësyni Perëndimit.
- Personalish po, sepse në atë kohë isha i ndjekur prej politikës serbe. Arsyeja e fundit ishte se unë pikturova në një restoran të vogël në Shtime turturat serbe ndaj popullit shqiptar: qizmet e përgjakura të ushtrisë kriminele të asaj kohe.Të nesërmen policia serbe ia mbyllën lokalin pronarit duke i torturuar mysafirët që ishin prezentë dhe ato piktura i prishën njëkohësisht. Në të njëjtën ditë e dhanë në televizion se çka punojnë seperatistët shqiptarë. Fati deshi që mua më takuan dhe m’u ka dashtur të fshihesha për një kohë derisa kam gjetur shteg të dal nga Kosova.M’u dasht ta braktis vendin e punës ku isha duke punuar si mësimdhënës i artit, bashkë me vendlindjen time shumë të çmuar.
- A e zgjodhe Holandën apo fati të qiti këndej. Si u bë që të vendosesh këtu?
- E kam zgjedhur për hir të idolit tim e mjeshtrit të madh botëror Rembrandtit, me shpersën që të bëhem edhe unë një artist i madh në botë!
- Cilat ishin vështirësitë që u ballafaqove në vendin e ri, në Holandë?
- Fillimi ka qenë shumë i veshtirë, por hap pas hapi, këtu kam gjetur shumëçka të mirë dhe çka është më e rëndësishme, këtu njerëzit e duan artin dhe dinë ta vlerësojnë atë.
- Si ju priu fati që të afirmoheshi në një hapësirë të vështirë konkurrente në botën perëndimore të artit?
- Këtu puna çmohet dhe vlerësohet. Kuptohet se nga ne të huajt kërkohet të punojmë shumë më shumë se artistët vendas, mirëpo aftësia dhe puna nuk mohohet nuk ka kritere të dyfishta. Mjerisht tek ne në Kosovë ndodh e kunërta: jo vetëm puna, por edhe shumë aspekte të tjera merren parasysh, si pozita në shoqrëi, gjendja materiale etj. Në Holandë je artisti i mirë nëse vërtet e arrin këtë epitet, kurse aspektet tjera nuk luajnë rol të veçantë. Për fat të mirë kjo praktikisht ka ndodhur me mua se përndryshe nuk kisha mbërri ku jam. Shumë herët kam filluar të shes piktura. Kudo që isha në Holandë kisha mjaft porosi, së pari për portrete dhe pastaj për pikturat te tematikave të ndryshme. Në qytetin e parë ku isha në fillim, për kinemanë e qytetit, e kam bërë, një pikturë që qëndron në holin hyrës. Ofertat kanë qenë të shumta, së pari në Holandë e pastaj edhe jashtë saj.
- Cilat ishin ekspozitat e tua kolektive dhe personale dhe sa keni tërheq vëmendjen e kritikëve dhe të blerësve të pikturave?
- Numri i ekspozitave të mia është shumë i madh. Kam ekspozuar në shumë vende tëbotës. Nëse duhet veçuar ndonjë, atëherë e veçoj atë në Louvre në Paris, Bienale Cianciano në Itali, Gagrilaldi në Britani të Madhe, museu MAC në Brazil dhe një ekspozitë tjetër që më ka lënë përshtypje të mira, e që ka qenë e papritur, është ajo në Catroceni Museum në Bukuresht. Në pallatin e bukur të ish presidentit Çaushesku. Pos ekspozitave tradicionale, kam marrë pjesë në sympoziume, festivale dhe workshop-e të vendeve të ndryshme.
- Si u bë që t'i thyeni kufijtë , madje të bëheni një piktor i njohur interkontinental?
- Mbas një numri të respektuar të ekspozitave në Holandë, fillova të marr thirrje nga vende të tjera të Evropës. Po jo vetëm thirrje. Madje, më kujtohet dhe ishte nje befasi, kur më mbërrini një letër që dikush nga Franca kërkonte autogramin tim ta ruajë në koleksionin e muzeut të saj. Pastaj ka pasur këso lloj kerkesash edhe më vonë, por kjo e para më ka lënë përshtypje dhe më ka kurajuar për punë.
- Në cilat vende më shumë jeni bërë i njohur në qarqet artistike?
- Jam munduar që jo vetëm nga një herë të ekspozoj në një vend, por te jem artist i përhershëm. Më duket se kur ekspozoj vetëm një herë, ai moment është fare kalimtar. Kështuqë unë vazhdoj të jem në kontakt me botën e artit të atij vendi.
- Sa komunikoni me botën artistike shqiptare?
- Shumë pak, megjithatë, i kam disa kolegë të nderuar shqiptarë me të cilët komunikoj.
- Sa keni mundësi ta përcillni pikturën që sot krijohet në hapësirat shqiptare, por edhe të piktorëve shqiptarë që janë të shpërndarë nëpër botë. Cila është perspektiva e kësaj pikture?
- Mendoj se gjenerate e re e artisëtve të Kosovës ka mundësi të zhvillohet në fushën e artit. Jashtë Kosovës është një numër i vogël i artistëve që artin e kanë primar. Kuptohet që një artist duhet të jetë i angazhuar vetëm me art nëse mendon të mbërrijë rezultin e duhur. Kuptohet se në këso nivele të artistëve është një numër i vogël.
- Cilat ekspozita kanë ndikuar që suksesi të shënohet bindshëm?
- Çdo ekspozitë ka ndikuar pozitivisht dhe ka zgjuar intersim të madh dhe ka kontribuar në përgjithësi. Galeritë jo vetëm që ma kanë afruar një ekspozitë, por edhe anëtarësinë e përhershme, të jem arsisti i regullt. Në Holandë jam anëtar i artistëve në nivelin shtretror, jashtë Holandës jam anëtar i regullt i galerive dhe muzeve në shumë vende si për shembull: Danimarkë, Turqi, Brazil, Rumuni, Bullgari, Egjipt, etj.
- A keni në plan hapjen e ndonjë ekspozitë në Kosovë?
- Planet i bëj simbas thirrjeve. Në cilin vend marr thirrje aty ekspozoj. Në Kosovë nuk kam qenë i thirrur asnjëherë.
- Cilin lloj të pikturës kultivoni, cilën teknikë e aplikoni më së shumti?
- Shprehjen figurative abstrakt expresionizëm, kurse e perdor teknikën vaj në pëlhurë dhe acryl në pëlhurë.
- A e preferoni ende vizatimin?
- Po, e perdor dhe është mjaft i sukseshëshm. Në vitin e kaluar kam marrë ftesë ku dhe kam ekspozuar në Rumuni, Bullgari, në biennale të vizatimit Tuzla dhe në dhjetor në Washington. Kurse në Kosovë kam qenë i refuzuar në Bienale të vizatimit më 2008. Menjëherë pas refuzimit nga Kosova kam marrë ftesë në biennale Cianciano në Itali, ku puna ime ka zgjuar interesim te madh. Prej 260 artistëve sa kemi marrë pjesë, nga ky nienal jemi zgjedhur n 30 prej tyre të expozojmë në Londër në galerinë e mirënjohur Gagrialdi. Më 2010 kam marrë thirrje për të ekspozuar në Louvre në Paris, dhe kam pasur jashtëzakonisht kritika pozitive rreth punës sime si dhe një komision me propozoi që prej ekspozitës së Parisit të marr pjesë me një ekspozitë shumë të madhe në World trade centrum në Bejin, Kinë.
- Unë ende e ruaj një portret timin që ma keni bërë më 11 mars të vitit 1981, me laps. A e punoni ende portretin?
- Po më kujtohet ai portret dhe më vjen shumë mirë që e ruani me kujdes shoku im, Faruk. Portretet i punoj ende por me një shprehje tjetër, më lirike dhe më bashkëkohore.
- Në shtypin e kohës si student, keni botuar mjaft vizatime dhe piktura. Sot a i botoni punimet tuaja?
- Po, i botoj dhe një numër të publikimeve përpiqem t’i ruaj në arkivin tim. Fatbardhësisht që mediat elektronike na mundesojnë të publikojmë dhe t’i ruajmë më lehtë se mediat tradicionale. Publikime dhe kritika të ndryshme kam jo vetëm nga Holanda por edhe nga vende të ndryshme të botës. Kritika apo publikimi i fundit ka qenë në dhjetor të vitit të kaluar nga një kritike dhe historiante profesionale nga Holanda lidhur me dy ekspozita vetjake të fundit në Amsterdam dhe Den Haag. Për çudi që suksesi im nuk i tërheq mediat shqiptare dhe mbsein næn hijen e injorancës. As ekspozita në Luvër , Kinë dhe Washington nuk u la përshtypje gazetarëve të Kosovës, kur dihet që keto jan muzetë më të mëdha të botës. Gazetarët kosovarë janë më shumë të angazhuar me fillestarë që depërtojnë në ndonjë vende të Europës.
- Në Holandë jetoj qe dy decenie. Jetoj me gruan dhe katë femijët e mi në qytetin Arnhem. Gruja punon ne Universiteitn Radboud në Nijmegen si këshilltare e ambientit. I kam 3 vajza e një djalë, të gjithë studiojnë, dy vajzat juridikun , djali ICT kusrse vajza më e vogël është në shkollën e mesme. Unë, si dihet, merrem me krijimtari aristike, jap master klasë në një akademi private dhe jap workshops. Po nga ana tjetër udhëtoj shumë, si përmendë më parë në symposiume, workshop-e dhe seminare.
- Cka ju pret në të ardhmen. A mund t'ju përgjigjeni me punë kërkesave krijuese që ju shfaqen si artist?
- Ne vitet te fundit nuk mund t’u përgjigjem kërkesave që më ofrohen. Por e bëj seleksionimin simbas kushteve që ofrojnë vendet ku ekspozohet. Do të vazhdoj të punoj deri sa të jam në gjendje të regullt shëndetësore. Më tërheqin vende më të panjohura që ende nuk i kam vizituar.
Më në fund jam shumë i lumtur që m’u dha mundësia të lë një testament të kulturës shqiptare në hisotrinë e artit botëror, që brezat e ardhshëm të kenë çka të mësojnë dhe ta ndjejnë krenarinë që i takojmë një kombi që i ka dhënë diçka kulturës botërore.
Disa piktura nga ateleja e Shefqet Avdush Eminit


Piktur acryl ne pelhur 
80x100
2012

Piktur acryl ne drras
81 x122
2012

Piktur acryl ne furnir
50x50
2012

Piktur acryl ne pelhur
80x100
2012

Piktur acryl ne drras
81 x122
2012

Piktur acryl ne pelhur
80x100
2012

Piktur acryl ne pelhur
80x100
2012

Piktur acryl ne pelhur
100x80
2012

 



Make a free website with Yola